E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vit nga pavarësia e Kosovës

Kosova sot shënon njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Një vit pas, Kosova është njohur nga 54 shtete të botës, duke përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Kanadanë, si dhe shtete të vogla si Samoa, Belizeja, Nauru e Mikronezia. Letër urimi me rastin e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë dërguar presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeta II, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, presidenti i Konfederatës Zvicerane, Hans-Rudolf Merz, guvernatorja e përgjithshme e Komonuelthit Australisë, Quentin Bryce etj. Liderët kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, do të garantojnë ambient të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës ndërsa në veri të vendit është paralajmëruar ardhja e deputetëve serbë nga Beogradi, të cilët kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›