Mashtroi te mituren, me pas e perdhunoi
Durrës, 17 shkurt, 12:56, NOA – E ka mashtruar dhe më pas e ka përdhunuar. Kjo i ka ndodhur shtetases, R.K, banore e Tiranës prej 42-vjeçarit Curri, banues në Durrës.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve, NOA, i njohuri me nofkën Lan Cita ka qenë person i shpallur në kërkim për veprën penale të “Marrdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në “Bashkëpunim “parashikuar nga nenet 101/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Burimet e policisë tregojnë se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në lagjen 13 të Plazhit të Durrësit, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, në fillim e ka mashtuar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me minorenen R.K, banore e Tiranës
Ndërkaq, ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur nga shërbimet e Sektorit Operacional & Kërkimit të Policisë së Durrësit.
n.e/NOA