E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia nuk do pranojë të burgosur të Guantanamos

Asnjë nga të burgosurit e Guantanamos, pas çmontimit të burgut të anti-terrorit me vendim të presidentit Barack Obama, nuk do të burgoset në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari italian, Gianfranco Fini, gjatë një konferencë për shtyp me drejtuesen e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi. "Përjashtoj në mënyrë absolute faktin që mbyllja e Guantanamos mund të ketë pasoja për Italine. Sipas rregulloreve të vendit tonë, një person mund të mbahet në burg vetëm nëse është në pritje të një vendimi i gjykatës", ka pohuar Fini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›