E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasi, kampion i Belgjikës

Anderlechti e ka festuar titullin e kampionit në Belgjikë, pas barazimit me rezultat 1:1 ndaj FC Brugge në ndeshjen e fundit të kampionatit. Në suksesin e këtij klubi pa dyshim që merita pati edhe ndihmës trajneri Besnik Hasi, i cili punoi me sukses në klubin belg. Ky njëherësh ishte edhe titulli i 31-të i Anderlechtit.

“Faktikisht e kemi fituar këtë titull me meritë, kemi bërë një lojë kolektive dhe atraktive. Edhe po të humbnim sot, do të ishim 4 pikë prapa të dytit. Por, është e qartë se më i rëndësishëm është titulli i sotëm”, deklaroi ish futbollisti i njohur shqiptar.

“Jam mjaft i kënaqur me sezonin, nuk ishte aspak e lehtë. Në fund, për fat të mirë, mundi na u shpërblye”, përfundoi trajneri kosovar. Anderlechti e përfundoi kampionatin me 67 pikë, prej tyre 20 fitore, 7 barazime e 3 humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›