Puyol mungon në Euro 2012

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque e ka marrë një lajm të keq. Një muaj pa filluar Kampionati Evropian ‘Euro 2012’, trajneri spanjoll e ka kuptuar se në këtë eveniment nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin e Barcelonës, Carles Puyol, i cili ka pësuar lëndim në gju.
34 vjeçari luajti 90 minuta, në ndeshjen me Espanyolin në fundjavë, por pas takimit u përball me probleme fizike. Veterani i mbrojtjes i bëri disa teste të hënën, për ta kuptuar më mirë natyrën e lëndimit.
Më pas, Barcelona, përmes uebfaqes së vetë zyrtare njoftoi se Puyol duhet të operohet. Puyol do të hyjë në brisk të dielën, më 12 maj dhe do të mungojë së paku gjashtë muaj. Operimi do të kryhet nga mjeku Ramon Cugat.
Ai do të mungojë po ashtu në ndeshjen e fundit në La Liga kundër Betisit si dhe në duel me Athletic Bilbaon, në finale të Copa del Rey, përpos Euro 2012, me Kombëtaren. Spanja do ta nis aventurën në Evropian më 10 qershor, kundër Italisë.