E Shtunë, 31 Tetor 2026

Low favorizon Spanjën

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low ka insistuar se Spanja është ende favoriti kryesorë për ta fituar Euro 2012, pavarësisht eliminimit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu.

Ai kishte deklaruar se eliminimi i Real Madridit ka treguar se Spanja nuk është e pa mposhtur, por Low mendon se rezultati në Ligën e Kampionëve nuk do të luaj ndonjë rol në kampionatin e kësaj vere, që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë.

“Nuk mendoj se fitorja e Bayernit do të ketë ndonjë ndikim në Euro 2012. Do të ketë lojtarë dhe pritje të ndryshme. Spanja mbetet ende favoriti kryesorë. Duhet të luani një ndeshje shume të mirë për ti mposhtur ata. Ne jemi pjekur si ekip dhe kemi treguar se mund të luajmë në nivele të larta”, tha Low për La Gazzetta dello Sport. Gjermani ndeshjen e parë në Euro 2012 do ta zhvillojë me 9 qershor kundër Portugalisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›