Hasi në krizë përfaqësimi dhe forca e votës!
Nga Man POGA
U bënë disa legjislatura që rrethi i Hasit, pjesë e Qarkut të Kukësit, nuk ka përfaqësues nga gjiri i vet në Kuvendin e Shqipërisë. Me shumë gjasa dhe votimet e fundit (shpresoj të jetë e kundërta) nuk do sjellin ndonjë të re. Hasjanët do shkojnë në kutitë e votimit me fletën për ta hedhur në “koshin e 23 qershorit” por jo me vote për të votuar përfaqësuesin e tyre, njeriun e tyre, birin e tyre. Sepse nuk ka…!
Situatë tragjike për mendimin tim, por dhe komike njëherësh.
Situatë tragjike sepse është e turpshme, e papranueshme që nga katër deputetë që nxjerr Qarku i Kukësit, asnjë mos të dali nga rrethi i Hasit anipse Hasi është një nga tre rrethet e qarkut që bukur mire kontribuon me vota. Kjo jo për krahinorizëm, lokalizëm, apo siç mund të më quajnë disa fanatizëm të sëmurë, por në të mire të vet funksionimit të konceptit demokraci,Hasi duhet të ketë përfaqësuesin e vet jo formalisht, të sjellë nga lart, por nga vullneti i vet votuesve,dalë nga gjiri i vet.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë shprehet mjaft saktë se çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, (Neni 45 pika 1).Duket qartë se Hasjanët tash 2 legjislatura kanë të drejtë vetëm të zgjedhin ndërsa që të zgjidhen nuk paskan të drejtë!!!
Situatë komike sepse në kafenetë e Krumës të gjithë qahen se pse spo bëhet rruga Krumë-Kukës, pse spo bëhet ajo e kjo, pse ska Hasi kandidat/e për deputet/e etj, etj. Duke dhëne idera si filozofë të klasit të pare, por kur vjen puna për reagim, asnjë letër publike qeverisë qendrore, asnjë peticion, asnjë shkrim për çështjet kryesore, jetike që prekin Hasin, vetëm heshtje.
Mendoj se kjo gjendje mjerane vjen së pari prej paragjykimit dhe përbuzjes nën dhe mbi tavolinë që i bëhet zonës së Hasit nga të dy liderit e forcave të mëdha politike, PS& PD, duke mos patur asnjë program për zonën, e duke mos kandiduar për deputet asnjë Hasjan/e në mënyrë të përsëritur; Së dyti prej mungesës së reagimit të kryetareve lokal të partive respektive në rrethin e Hasit. Kjo situatë ka sjellë një dëm shumë të madh në imazhin e zonës, duke sfumuar, penguar, zbehur moshën e re që megjithëse me koncepte të qarta,formim solid perëndimor dhe dëshirën për të kontribuar nuk çan dot përpara! Pra, le të themi është pa rekomandim, pa referencë, pa krye!
Në fakt sistemi proporcional delegoi shumë forcë rreth liderëve kryesorë (PS, PD), duke monopolizuar listën e emrave të kandidateve. Megjithatë, lind pyetja po pse nuk balancojnë kandidaturat në Qarkun e Kukësit (Kukës, Has, Tropojë), në raport me vullnetin/votat e votuesve, meqë i kanë shumë për zemër balancimet? Bie fjala pse PD nuk vendos një kandidaturë Hasjan/e të paktën në treshen fituese të saj, apo PS në dyshen e parë në listë?!Mendoj se kjo situate vjen në përgjithësi si pasojë e frymës paragjykuese së partive kundrejt Hasit, duke shkuar madje deri në artikulimin e disa pseudo-argumentave nën zë në tavolina të ngushta vendimarrëse.
Pseudoargumenti i parë është ai i ashtëquajturës mungesë e intelektualëve nga Hasi. Ky argument që këshilluesit e liderëve kryesore që janë dhe të deleguarit në qark kanë, është se nuk ka kandidatë të denjë, apo intelektualë, prandaj skemi ku ti gjejmë për ti vënë në listëdhe o burra le të vendosim nga zona të tjera (ngjitur).
Një e pavërtetë e madhe që vjen erë paragjykimi dhe të bën të vjellësh vrer. Kjo fyerje krahinore i bëhet Hasit, vendit që shkruajti për herë të parë gjuhen shqipe qysh me 1580, nga bashkohësi i Buzukut, At. Pal Hasi. Krahinës që nxori 3 Kryepeshkop, (Pjetër Mazrrekun, Andre Bogdanin, Pjetër Bogdanin); një nga Vezirët e Perandorisë Osmane (HASAN PASHA (1535-1603); Popullit që themeloi Prefekturën e Kosovës (1921-1925); Kontribuues në arsimin e gjithë qarkut me abetaren e parë Abetarja e Zymit (1900), duke ardhur në fund me shkollën e njohur të Krumës (1921, me vone Internat) etj, etj. Vetëm në sistemin universitar sot, japin mësim si pedagog dhe profesorë 12 hasjan/e, ndërsa me grada shkencore Dr. janë mbi 36 2 prej tyre janë kërkues në Akademinë e Shkencave (QSA). Pse si kandidojnë këta apo sju duken intelektualë ndoshta pse janë nga Hasi dhe nuk bëjnëpër sërën e tyre paragjykuese, apo ndoshta ngaqë nuk janë puthadorë?! Mund tju kujtoj dy forcave politike dhe deleguarve të tyre në qark dhe emra që nga, ish zv. ministra, drejtorë drejtorish, mjek të shkëlqyer, noter, ekonomistë, ambasadorë, avokatë, etj, por me siguri sdo ju pëlqejnë!
Preudoargumenti i dytë është tek numri i votave pra pretendimi i ashtëquajturës ulje popullsie dhe për pasoj Hasi nuk kaq vota sa të nxjerr një deputet. Një gënjeshtër e madhe. Po të shikosh numrin e votuesve për çdo rreth del qartë se Hasi i ka votat e plota për deputet, sidomos me këtë sistem ku vota numërohet në nivel qarku, (Kukës, Has, Tropojë), dhe partitë marrin mandate në nivel qarku jo rrethi. Ku dihet tashmë se Hasit përveç votave nga katër njësitë e veta (3 Komuna, 1 Bashki), ka dhe një numër të madh votuesish (mbi 5000 pesëmijë banorë) që për arsye ekonomike, tregtare, pune në kohë të ndryshme janë shpërngulur në Kukës! Pra mund të themi se votuesit (Kukës, Has, Tropojë), relativisht janë në mënyrë të balancuar, madje, nga numri i votuesve Hasjanët janë të dytët në qark . Pra, përkundrazi siç pretendohet forca e votës është e madhe.
Nga sa më sipër fajtorë dhe përgjegjës për këtë situatë tepër të padëshirueshme është mungesa e reagimit lokal nga kryetarët përkatës, të cilët ngihen me thërrimet e vogla dhe as që mendojnë e guxojnë që të adresojnë këtë problematikë në nivelin qendror. Përjashtuar disa reagime individuale qytetare, reagimi politik ka qenë zero. Duke mos kuptuar cilësinë e vërtetë të qenurit drejtues në ato nivele, me mungesë totale argumentuese e force reaguese kanë sjellë këtë situatë, ku Hasi është në krizë përfaqësimipa deputet, dhe në zbehje të forcës reale të votës që ka në qark.
Mosreagimi i tyre është regres dhe me historinë politike të Hasit. Mjafton të sjellim reagimin model të parisë(mund ta quaj me plot goje elite) së Hasit të vitit 1921, që themeloi Prefekturën e Kosovës,me dërgimin e kërkesës Këshillit të Lartë të Shtetit, në kundërshtim me vendimin e marrë, për ta lëne këtë krahinë nën administrimin e Prefekturës së Drinit.
Dhe reagimin kryesor e vendimtar e bënë pikërisht në prag të zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare e cila do të mbahej në 5 Prill, 1921.
Ku gati një muaj përpara zgjedhjeve, më 2 Mars të 1921, paria e Hasit i drejton një peticion Këshillit të Lartë të shtetit Shqiptar lidhur me pakënaqësinë për ndarjen administrative. Citoj: Po marrim vesh se Hasin, qe perbahet prej (2000) dymije shpive e (2500) e nizete e pese mie shpirt, Qeveria Kombetare e paska lane me Prefekturen e Drinit, me te cilin vend Hasi as ekonomikisht as gjeografikisht ska kurrfare marrëdhanie e pergjithehere ka asht kane nen-prefekture e Gjakoves e skemi kurrfare udhe tregtiet me Prefekturen e Drinit, e jemi këtej Drinit, ..duam qendër me vete….
Per ndryshe skena me i dhane zarat (votat) per deputet per Prefekturen e Drinit, e keshtu ka me i hup 2-3 deputet Shqypnia (AQSH. F. 418. V. 1921. D. 14, fl 1). (e meritojnë të përmenden këta dinjitozë: Hysen Selmani i Qarrit, Mehmet Alia, Rexhep Syla, Brahim Dida, Tahir Hoxha, Avdi Saiti, Ali Haxhija, Zejnel Peçaku etj).
Dihet se kërkesa e tyre u miratuaPo kërkesa ama, jo heshtja.
Si ka mundësi që 92 vite më parë ata arritën të kuptonin forcën e votës, reagimin civil për të fituar të drejtat e tyre nëpërmjet kushtëzimit. Ndërsa sot 92 vite më pas politikanët lokale nuk po arrijnë të kuptojnë dot demokracinë, forcën përfaqësuese dhe detyrën që kanë marrë përsipër, ose ndoshta janë puth