Hasi vazhdon me Anderlechtin

Besnik Hasi do ta vazhdojë punën e tij tek Anderlecht. Klubi belg të hënën ua ka vazhduar kontratën dy ndihmëstrajnerëve; Besnik Hasi dhe Filip De Wilde, për dy vjet të tjera, deri në verën e vitit 2012.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ueb faqja zyrtare e Anderlecht, rsca.be, sipas së cilës trajneri Ariel Jacobs është mjaft i kënaqur me ndihmësit e tij, me të cilët dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin.
“Trajneri Jakobs dëshiron të punojë me të njëjtin staf teknik. Trajneri i portierëve Filip De Wilde dhe asistent trajnerit Besnik Hasi do ta vazhdojnë punën e tyre. Ata kanë vazhduar kontratat për dy vjet”, shkruan ueb faqja rsca.be.
Sipas ueb faqes belge standaard.be, ndërmjet trajnerit Ariel Jacobs dhe zëvendësit të tij, Besnik Hasi, ekzistojnë marrëdhënie mjaft të mita.
“Në dy vjetët e fundit, trajneri shqiptar ka bërë përparime të mëdha. Nga momenti kur Hasi e kishte lënë futbollin, në vitin 2008 me ekipin Cercle Brugge, ai gjithmonë ka qëndruar mjaft afër lojtarëve”, shkruan standaard.be.
Pra, kampioni i freskët i Belgjikës, Anderlecht, duket të jetë i kënaqur me punën e shtabit teknik. Këtë ekip tash e tutje e presin sfida të reja të rëndësishme, përfshirë këtu edhe kompeticionin më të rëndësishëm evropian të futbollit, Liga e Kampionëve.
Ish përfaqësuesi shqiptar, Besnik Hasi e ka detyrën e zëvendëstrajnerit të Anderlecht para dy sezonesh.
Gjakovari gjatë karrierës si futbollist kishte veshur fanellën e disa klubeve si: Zagreb, Dinamo Pançevo, Samobor, RC Genk, 1860 Munchen, Anderlecht, Lokeren dhe Cercle Brugge.