E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasmeta: Islamin e ruajtëm 2 vjet nga horrat e Berishës. Berisha- Ramës: Mos guxo të ngacmosh Islamin

islamiPolicia e Shtetit ka marrë zyrtarisht nën mbrojtje deputetin Kastriot Islami.

Kudo në media të shfaqet emri ose fytyra e tij këto ditë.

Ngado flet për faktin se si mbajti në këmbë qeverinë dhe se si ndihmoi që të ndryshohej KQZ-ja.

Por nëse tani ruhet nga Njësiti Special i Mbrojtjes së Personaliteteve nga protestuesit socialistë, disa vite më parë ai ruhej nga përkrahësit e Berishës.

Në një intervistë për gazetën Dita, ish- shefi i Policisë Ushtarake në Tiranë në vitet 1997- 2000, Skënder Hasmeta, ka rrëfyer se si e ruanin ata Kastriot Islamin për dy vjet rresht nga 24 orë në ditë.

Na kërkoi mbrojtje nga horrat e Berishës, thotë Hasmeta.

Ndërkohë një ditë më parë nga Saranda, kryeministri Sali Berisha sulmoi ashpër Ramën për çështjen e Islamit.

Jam këtu për ti kërkuar atij solemnisht: përmbaje dëshpërimin, se akte si ato që organizove ndaj deputetit, ish kryetarit të parë parlamentit pluralist, Kastriot Islamit janë të denja vetëm për klikat diktatoriale më të shpërfytyruara. Tek pa këtë skenë, një ish i përndjekur politik do të më thoshte: një njeriut tim i çoi motra një pallto të bukur dhe e veshi. Nuk erdhën tia rrethonin shtëpinë, por e morën në zyrën e frontit dhe e diskredituan. Ndërsa këtij i rrethuan shtëpinë, ku kishte vajzën, fëmijë të tjerë dhe bashkëshorten, si akti më i dënueshmi dhe i paprecedent në 20 vitet e fundit. I them këtu: mos guxo të përsërisësh akte të tilla, kontrolloje dëshpërimin e madh, megjithëse je tërësisht i pashpresë, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›