E Diel, 1 Nëntor 2026

Nard Koka: Unë kontrabandist? Berisha të pyesë Shpëtim Idrizin

nard kokaNard Koka, në një intervistë për Shqiptarja.com, komenton akuzën që i ka bërë kryeministri Sali Berisha se është kontrabandist.

Koka u arrestua për kontrabandë cigaresh ditën kur Berisha po votëbesohej në Kuvend në vitin 2005. Megjithatë Koka u shpall i pafajshëm.

Koka thotë se Berisha duhet të pyesë Shpëtim Idrizin për këtë çështje.

Që Berisha ta verifikojë, nëse jam, ose nuk jam kontrabandist, ka rastin më të mirë sepse ka aleatin e vet, Shpëtimin (Idrizin), në koalicion. Me sa kam marrë vesh, e ka ndarë me Shpëtim Idrizin. Shpëtimi tani është në koalicion me Saliun dhe ai ka qenë drejtor i përgjithshëm i doganave dhe në atë moment kur mua më akuzonin për kontrabandë dhe nuk e di nëse dikush tjetër përveç Shpëtimit mund tia sqarojë më mirë nëse jam unë kontrabandist, apo të tjerë që ai i ka miq, thotë Koka./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›