E Shtunë, 31 Tetor 2026

UKT, investime për furnizimin me ujë të banorëve të Shkozës

Brenda 5 muajve banorët e zonës së Shkozës do të kenë të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm për 24 orë.

Sipas drejtorit të departamentit Inxhinierik pranë drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës Luan Peti është një fond prej 40 milion lekësh të reja i cili do mundësojë shtrimin e tubacioneve të reja në një gjatësi prej 9 km. Projekti që do të garantoj furnizimin me ujë të pijshëm do të shtrihet në tre faza.

Shpesh banorët e kësaj zone kanë pasur probleme të shumta me furnizimin me ujë të pijshëm. Përfundimi këtij projekti do të mundësojë zhdukjen e problemit të furnizimit me ujë në njëherë e përgjithmonë në këtë zonë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›