E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hawking: Universi nuk është krijuar nga Zoti

Londër, 2 shtator - Për Stephen Hawking nuk ka vend për Zotin në krijimin e Universit.
Në librin e tij të fundit “The Grand Design”, astrofizikanti më i famshëm britanik, mbështet idenë se si darvinizmi ka eliminuar nevojën e pasjes së një krijuesi në fushën e biologjisë, ashtu edhe teoritë e reja të fizikës e bëjnë të panevojshme rolin e një krijuesi për Universin, transmeton TCH.

“Krijimi spontan është motivi për të cilin ka diçka dhe jo asgjë, për të cilën universi ekziston, për të cilin ne ekzistojmë”, ka shkruar 60-vjeçari, docent në Cambridge, i njohur për kërkimet e tij mbi gravitetin dhe vrimat e zeza.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›