Bledar Greca, "Champions Manager" i goal.com “Jam shumë i lumtur, që kam fituar, - tha për Albania-sport përmes komunikimit me msn Bledari. "Jam i çmendur pas futbollit e sidomos atij italian”

Një trajner shqiptar kampion në Ligën e Kampioneve. Nuk është çudi, por e vërtetë. Studenti 21-vjeçar, Bledar Greca (vazhdon studimet për inxhinieri ndërtimi në Bolonja të Italisë) është shpallur fituesi i "Champions manager" për ditën e katërt të Ligës së Kampioneve, që organizohet nga faqja britanike e internetit www.goal.com, por në versionin italian të saj.
Bledari, i cili është personifikuar me “nickname” shqip_kaos ka dalë fitues i absolut ndër pjesëmarrësit, pasi ka fituar 68 pikë, në përzgjedhjen e formacionit ideal.
“Jam shumë i lumtur, që kam fituar, - tha për Albania-sport përmes komunikimit me msn Bledari. “Është hera e parë që dal kampion si trajner virtual, por besoj se do të jem edhe shqiptari i parë në botë që e arrij këtë”, shtoi ai.
“Përse e kam zgjedhur pseudonimin shqip_kaos? Më pëlqen të jem aktiv, dinamik. Jam i çmendur pas futbollit e sidomos atij italian”, - tha Bledar Greca.
Per me shume, mund te klikoni: http://www.goal.com/it/articolo.aspx?contenutoid=951536
E Shtune, 08 Nentor 2008