Haxhia:Sulmi ndaj gjyqtarit, sulm ndaj drejtësisë

Dhoma Kombëtare e Avokatisë reagon ndaj sulmit të gjyqtarit Ardian Nuni, duke e konsideruar sulm ndaj drejtësisë. Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avkatise nëpërmjet nëj deklarate dënoi "këtë akt të tesjskajshëm dhe të paprecedentë". Sipas Maksim Haxhisë, "Ky akt ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë ishte një sulm ndaj drejtësisë, një tempull i cili duhet respektuar dhe vlerësuar si garancia e vetme në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore", u shpreh ai. Haxhia theksoi se "Dora kriminale e cila guxoi të prekë autoritetin më të lartë të hirearkisë së drejtësisë është frymëzuar nga presioni që nis nga pushtetet e larta dhe segmenteve të veçanta të shtetit, më qëllim përmbushjen e interesave që nuk i kanë shërbyer asnjëherë vendosjes së shtetit të së drejtësë", tha ai. Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka bërë thirrje gjyqsorit të mos presin për t'u bërë viktimat e rradhës, por të reagojnë për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë akuzave në grup. "Kushdo tjetër duhet të kuptojë se prapa korrupsionit ka idnivid konkret dhe asnjëherë nuk duhet të akuzohë vlerat dhe kontributet e institucionet dhe individëve që kontrubuojnë në to", thuhet në deklaratë.