E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Sanader:Mbështesim Shqipërinë në proceset integruese

Kryeministri Sali Berisha,ë takimin me homologun e tij kroat Ivo Sanader ka marrë premtimin se Kroacia do mështesë vendin tonë në proceset integruese."Kroacia mbëshet aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE, dhe do ta ndihmojë vendin tonë gjatë këtij procesi",deklaroi Sanader. Gjatë takimit, të dy personalitetet vlerësuan përpjekjet e mëdha të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kroacisë, për t'u bërë pjesë e NATO-s. Kryeministri Sanader shprehu besimin se në muajt e ardhshëm do të ratifikohen plotësisht protokollet për anëtarësim në NATO dhe të dy vendet do të shkojnë në samitin e ardhshëm të NATO-s si vende me të drejta të plota.Sanader vlerësoi se anëtarësimi ka një rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm në aspektin ushtarak, por dhe në aspektin politik, si dhe për vijimësinë e proceseve të integrimit në BE.Duke u ndalur në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian, Kryeministri Berisha tha se Kroacia është në prag të Marrëveshjes së anëtarësimit në BE, pasi ajo i ka plotësuar me kohë të gjitha standardet e kërkuara, ndërsa nënvizoi se anëtarësimi i Kroacisë është një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme jo vetëm për Kroacinë, por edhe për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë të hyjnë në BE.Të dy personalitetet theksuan se kishin rënë dakord që të punojnë së bashku për të arritur liberalizimin e plotë të vizave mes dy vendeve, brenda vitit 2009-të, duke shprehur angazhimin e plotë për arritjen e një marrëveshjeje për heqjen e vizave midis Shqipërisë dhe Kroacisë.Në takim u diskutua edhe për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik dhe u ra dakord që të dy vendet të bashkëpunojnë për shtrirjen e gazsjellesit Trans Adriatik në të gjithë rajonin, nëpërmjet Malit të Zi, deri në Kroaci.Gjatë takimit janë nënshtruar disa marrëveshjes si protokolli midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kroacisë dhe ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë mbi riatdhesimin e personave me qëndrim të paligjshëm, nënshkruar nga Ivica Buconjic, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme kroate dhe Pëllumb Qazimi, Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, si dhe disa marrëveshje të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›