E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjedhjet e qershorit, fitore për gjeneratën e re

Ka vijuar sot në qytetin e Rrogozhinë turi i vullnetarëve të Partisë Socialiste. Kreu i PS Edi Rama i ka cilësuar zgjedhjet e qershorit një fitore për gjeneratën e re. Rama ka nënvizuar se është koha për të lënë pas politikën e urrejtjes. 

RROGOZHINE- “Ndryshim”, kjo ka qebe kryefjala e takimit të rrjetit të Partisë Socialiste në qytetin e Rrogozhinës. Kreu i kësaj partie Edi Rama, gjatë takimeve me vullnetarët në këtë qytet ka theksuar se fitorja e 28 qershorit do të vi për të lidhur fjalët me veprat, vullnetin e vetë shqiptarëve me përkushtimin e përfaqësuesve të tyre, politikën me problemet e jetës së njerëzve. Rama ka nënvizuar se është koha për të lënë pas politikën e urrejtjes që thellon çdo ditë plagët e shqiptarëve. Duke e cilësuar këtë moment si me përgjegjësi historike për të gjithë, Rama tha se në qershor do tëq vendoset fati i gjeneratës së re.
Vullnetarët e Partisë Socialiste janë të rinj dhe të reja të pa angazhuar në forumet socialiste, por që kanë dëshirë të jenë pjesë e njerëzve që do të përçojnë frymën e ndryshimit në çdo cep të vendit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›