E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui Ka ardhur koha qe ne Shqiperi te nise dialogu politik pa tensione

Rruga drejt Bashkimit Evropian për Shqipërinë, duhet që të jetë prioritet kombëtar.

Një fakt të tillë e pohoi ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, gjatë një konference të përbashkët shtypi me ambasadoren polake në Tiranë, Irena Tatarzynska.

Për këtë sipas tij, “ka ardhur koha që në Shqipëri të fillojë dialogu politik pa tensione”.

“Dialogu politik duhet që të jetë një objektiv kombëtar.

Dhe unë kam besim se dialogu politikë do të rinisë”, sqaroi ai.

Duke përfunduar se procesi i zgjerimit në Bashkimin Evropian, do të përfshijë të gjitha vendet.

“Zbatimi i 12 prioriteteve kyçe, e rëndësishme. Dhe Bashkimi Evropian, luan rol të rëndësishëm në nivel vendor”, thekson ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›