Topalli në mbledhjen e parlamentarëve në OKB
Tema kryesore e takimit ishte fuqizimi i rolit të parlamentit dhe marrja e lidershipit nga parlamenti në përballjen me sfidat ekonomike globale, me çështjen e ndryshimit të klimës, në diskutimin mbi kreditë me Bankën Botërore dhe FMN-në, për luftën kundër varfërisë etj.
“Sot sfida e Parlamentit të Shqipërisë dhe e imja personale është që të vendos Kuvendin në nivelet më të larta të bashkëpunimit me parlamentet e vendeve më të rëndësishme të botës. Ne nuk mund të kufizohemi te Europa apo vetëm rajoni. Ajo që ne synojmë sot, në kushtet e globalizmit në kushtet e teknologjsië së informacionit, në kushtet e sfidave globale është se raportet tona duhet të jenë më të shpeshta me këto fuqi të reja ekonomike që po lindin si India, Indonezia, Kina, Afrika e Jugut apo Amerika Latine”, theksoi zonja Topalli.
Në këtë komitet drejtues që do të përgatisë konferencën e tretë botërore të kryetarëve, ishin përzgjedhur përveç Shqipërisë, Kryetari i parlamentit të Gjermanisë, Lammert, Kryetari i parlamnetit të Indonezisë, Indisë, Kinës, Afrikës së Jugut, Finlandës, Francës, Australisë, Austrisë.
Në këtë takim morën pjesë edhe drejtues të lartë të Kombeve të Bashkuara si Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Migiro, Drejtorja e Përgjithshme e ILO-së e të tjerë.