E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Britania e Madhe nje aleate e fuqishme

Presidenti i Republikes

Lordi britanik Ricard Best gjate nje takimi me Presidentin Bamir Topi ka premtuar vijimin e projekteve te perbashketa rajonale per te zgjeruar rrjetin e kerkimeve shkencore dhe per tu dhene mundesi studenteve shqiptare dhe nga vendet e tjera ballkanike qe te perfitojne bursa studimi ne universitetet britanike. Sic njofton zyra e Presidentit Topi takimi me lordin britanik Ricard Best presidentin e Bordit Nderkombetar Keshillimor te Qendres Kerkimore per Europen Juglindore u zhvillua ne kuader te vijimit te marredhenie te shkelqyera mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe. Presidenti Topi theksoi se Britania e Madhe eshte per Shqiperine nje vend mik dhe nje aleate e fuqishme ne plotesimin e aspiratave integruese te popullit shqiptar. Gjate takimit ku merrte pjese edhe ambasadorja britanike ne Tirane Fiona McIlwham kreu i shtetit shqiptar ka folur edhe per sfidat e integrimit drejt Bashkimit Europian dhe rendesine e partnereve nderkombetare per tia arritur ketij qellimi. Lordi britanik Ricard Best shprehu mbeshtetjen e Britanise se Madhe per permbushjen e aspiratave integruese te Shqiperise ne gjirin e familjes se madhe europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›