100-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Një komb, një qëndrim
Ne mblidhemi sot në ditën ku heroi ynë kombëtar mbylli sytë. Kombet prijësit e tyre iu detyrohen për shumçka, ndërsa shqiptarët i detyrohen Skënderbeut ekzistencën e tyre, frymëzimin për dinjitet dhe të ardhme”. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në ceremoninë solemne të organizuar në sallën e Kuvendit me rastin e çeljes aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas kryeministrit Berisha, shqiptarët arritën deri në këtë ditë pasi qëndruan sëbashku ndërsa ka shtuar se shpirti i pandarë i një kombi është liria e tij.
“Ne jemi mbledhur në këtë seancë si përfaqësues të të gjtiha trevave shqiptare, ku kryefjala e një shekulli për shqiptarët ka qënë paavrësia dhe këtë ia detyrojmë faktit se ne në çdo kohë qëndruam së bashku, thellë në shpirtin dh zemrën aspiratën e shqiptarëve qëndrom parimi një komb një qëndrim” ka theksuar Berisha.
“Ne vijmë të lirë në këtë sallë. Për shqiptarët liria nuk ka çmim, ata janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për të qenë të lirë e të denjë në shtëpitë e tyre. Pavarësia e Shqipërisë ishte imponim i luftrave të shqiptarëve, kryengritjeve gjigande në Kosovë e treva të tjera” ka shtuar më tej Berisha.
vijon..