Wikipedia black out për 24 orë
Wikipedia në mënyrë vullnetare do të mbyllet për 24 orë këtë jave në protestë kundër ligjit të piraterisë në internet. Faqja në versionin anglisht do të mbyllet nga ora 5 e mëngjesit të së mërkurës deri në 5 të së enjtes.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Wikipedia, ku gjithashtu kërkon që qytetarët të dërgojnë letër protestë ndaj kongresit amerikan.
Bashkëthemeluesi i Wikipedias, Jimmy Wales kundërshton ligjin SOPA (the Stop Online Piracy Act dhe PIPA (the Protect Intellectual Property Act) pasi sipas tij kërcënojnë faqen.
Wikipedia është faqja e gjashtë më e vizituar në botë dhe për 24 orë ajo do të jetë e mbyllur më mbi 100 milion njerëz anglisht folës në këtë rast ata u kanë kërkuar studentëve që të përfundojnë herët detyrat.