E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha pezullon 67 ndertime pa leje Luljeta Ndoka

Bashkia e Tiranes a nisur nje aksion te vrullshem per evidentimin e ndertimeve pa leje dhe marrjen e masave per te penguar “lulezimin e tyre”. Sipas zedheneses se Bashkise se Tiranes Anila Bisha, gjate nje kontrolli te bere ne 72 oret e fundit, ka rezultuar nje numer i madh ndertimesh pa leje, te cilat tashme jane pezulluar. Gjate konferences se djeshme per shtyp, Bisha u ka bere thirrje qytetareve qe te denoncojne ndertime te tilla, apo edhe veprimtari te tjera te paligjshme ne te mire te qytetareve dhe Tiranes.

Aksioni

Ka kaluar pak me shume se nje jave qe nga dita e konstituimit te kryetarit te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, e megjithate ai nuk ka humbur kohe per te filluar aksionin kunder ndertimeve pa leje, per te cilat u fol se ato “lulezuan” ne periudhen e zgjedhjeve. Ne nje konference per shtyp, zedhenesja e Bashkise, Anila Bisha ka treguar punen e Policise Bashkiake per ndertimet e paligjshme. “Policia Bashkiake e Tiranes ka ushtruar kontroll ne 72 oret e fundit, ne territorin e kryeqytetit dhe ka evidentuar dhe pezulluar, nje numer te konsiderueshem te ndertimeve pa leje. Ne total, numri i ndertimeve pa leje te konstatuara, eshte 67”, eshte shprehur Bisha. Sipas saj, aksioni i Policise Bashkiake vazhdon pa nderprerje. “Ne te gjitha rastet e konstatuara, Policia Bashkiake, ne zbatim te ligjit ka ndermarre hapat e nevojshem. Te gjitha rastet e ndertimit te paligjshem jane pezulluar. Policia Bashkiake ka konstatuar nga afer, gjendjen dhe ka dorezuar tek qytetaret akt- kontrollet”, beri me dije zedhenesja e Bashkise se Tiranes.

Denonconi

Bashkia e Tiranes u beri dje thirrje qytetareve, te distancohen dhe te denoncojne raste te ndertimeve pa leje. “Bashkia e Tiranes shpreh vendosmerine, per zbatimin rigoroz te ligjit ne rastet e konstatimit te ndertimeve te paligjshme. Edhe nje here, Bashkia e Tiranes u ben thirrje qytetareve, qe t’i denoncojne keto raste, ne kete numer telefoni: 241 94 65”, tha Bisha. Ne fund, ajo u ka bere thirrje qytetareve qe te mos ndertojne pa leje. “Ndertimet pa leje nuk do te tolerohen dhe ne cdo rast, pergjegjesit do te ballafaqohen me ligjin”, ka njoftuar ajo. Pas dite me pare, kryebashkiaku Basha deklaroi per “Zerin e Amerikes” se strukturat e posacme te Bashkise se Tiranes ne bashkepunim edhe me strukturat dhe institucionet e tjera pergjegjese ne vend ,do te zbatojne ligjin me rigorozitet te plote. “Ky eshte qendrimi im dhe ky eshte vendimi qe u eshte komunikuar edhe strukturave perkatese tashme”, eshte shprehur Basha ne lidhje me ceshtjen e ndertimeve pa leje.

Ndertimet pa leje

Raporti i aksionit te 72 oreve te fundit:

Nga kontrollet e ushtruara nga grupet e gatshme te Rajonit nr.1 dhe nr.2, te objekteve te ndertuara pa leje ne njesite bashkiake nr.1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11 rezultoi:

U mor njoftim per nje konflikt prapa Foto “Rreli”, per nje ndertim pa leje ne oren 08.30. Iu dha per ndjekje inspektorit pergjegjes te rajonit nr. 2, i cili pasi konstatoi ne vend problemin, perpiloi akt-kontrollin dhe beri pezullimin e punimeve.

U mor njoftim per nje ndertim pa leje ne oren 09.20 tek Fusha e Zeze tek “21 Dhjetori”, pallati 131 per nje shtese tende. Iu dha per ndjekje inspektorit te zones i cili pasi beri verifikimet e duhura, konstatoi se tenda ishte e perfunduar.

U mor njoftim per nje ndertim pa leje ne oren 11.30 tek rruga “Shyqyri Berxulli” tek hotel “Europa”. Iu dha per ndjekje inspektorit te zones, i cili raportoi se u pezulluan punimet.

U mor njoftim nga inspektori i zones se u pezullua nje shtese e katit te dyte, ballkon, prapa kompleksit “Xhura”, tek Shtepia e Rinise.

Nga verifikimet e bera ne Njesine nr.7, kryheshin punime ne Fushen e Aviacionit pallati nr.2 kati i 6-te, me konstruksion metalik. U bllokuan punimet dhe me ndihmen e Policise se Shtetit, u bllokuan materiale ndertimi nga Policia Bashkiake. Ne njesite bashkiake nr 9,10,11 nga verifikimet e bera per ndertimet pa leje, doli se nuk po kryheshin punime. Raportimet u bene nga grupi i gatshem i Komisariatit nr.2 te Policise Bashkiake.

Vijon puna per evidentime te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›