E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: LSI, vend per socialistet

Levizja Socialiste per Integrim shprehet e vendosur per te vijuar me tej ne zgjerimin e radheve te koalicionit E Majta per Integrim. Kryetari i Komitetit Drejtues te kesaj partie, Edmond Haxhinasto, vleresoi se “ka vend per te gjithe ata socialiste, ata progresiste qe vertet besojne te vlerat e te majtes, te vlerat e socializmit demokratik, tek ata njerez qe e duan demokracine, qe e quajne zgjedhjet dhe voten e shqiptareve te shenjte dhe te paprekshme”. Kesisoj, me sa duket, kjo parti nuk do te heqe dore nga pranimi ne radhet e saj te anetareve socialiste, ashtu sikurse eshte vene re kohet e fundit. Edhe pse socialistet vazhdojne te ruajne tonet e qeta, duke i ftuar ish-partneret t’i bashkohen koalicionit me PS-ne, lidershipi i LSI-se eshte i vendosur ne konsolidimin e te majtes per integrim dhe fitoren edhe zgjedhjeve edhe si te vetem. “Koalicioni sigurisht qe do te krijoje te gjithe sinergjite e nevojshme per te pasur nje tolerim te mbeshtetjes elektorale per te majten ne vitin 2009 dhe per te sjelle nje fitore te se majtes per vitin 2009”, vleresoi Haxhinasto. O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›