E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Parlamenti, nga periferik ne protagonist

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vleresoi dje se Parlamenti ka mbajtur nje rol kryesor ne realizimin e reformave. Gjate seances plenare, kryetarja theksoi se rritja e rolit te Parlamentit eshte merite e te gjitha forcave politike. “Eshte nje vlere e ketij Parlamenti qe nuk kemi me nevoje qe, per ceshtje te rendesishme te nderhyjne te huajt, nuk eshte me nevoja qe te ecim me tryeza jashte institucionit qendror, jashte atij qe mbart sovranitetin dhe qe eshte Parlamenti”, theksoi Kryetarja, ne prag te shqyrtimit ne seance te paketave te vecanta per reformen zgjedhore. Topalli vleresoi bashkepunimin mes forcave politike, duke nenvizuar faktin qe ky Kuvend arriti te bente vendin me President, serish me meriten e te gjitha forcave politike, si dhe arriti te kaloje ligjin themelor te reformes ne drejtesi. “Eshte fat i madh qe Parlamenti, nga nje rol periferik qe ka pasur ne te kaluaren, ka marre rolin e protagonistit politik te vendimmarrjes dhe te reformave themelore. Kjo eshte merite e gjithe klases politike”, vijoi Kryetarja. Gjate seances se djeshme, Topalli vleresoi meritat e forcave politike pa perjashtim, duke inkurajuar vijueshmerine e punes se reformes zgjedhore.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›