E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Korrupsioni s’iken me 2 arrestime”

Deputetet debatuan gjate dje mbi raportin e fundit te Departamentit amerikan te Shtetit per Shqiperine. Sipas opozites, qeveria nuk reflekton aspak ndaj kritikave te nderkombetareve e aq me pak te beje analize, ndaj niveli i korrupsionit ne vend eshte i larte. “Nuk po behet asnje analize, mbi problemet e medha qe theksohen ne raportet e nderkombetareve e korrupsioni vijon te mbetet nje problem i madh”, tha Musa Ulqini. Po keshtu, kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, akuzoi se qeveria nuk ka marre asnje mase per ndertimin e nje mase anti-korrupsion. “Korrupsioni nuk luftohet me 2-3 arrestime, por me permiresim te sistemit qe ka nevoje per nderhyrje te thella”, tha Leskaj. Por, ne mbrojtje te ekzekutivit, demokrati Leonard Demi, po mbi raportin e DASH, theksoi se qeveria e ka prioritare luften kunder korrupsionit dhe nuk ka deshtuar aspak. “Ekzekutivi ka marre nje sere masash ne luften kunder korrupsionit, si hartimi i nje sere ligjeve apo reduktimi i posteve te zyrtareve”, replikoi Demi. Ne mbrojtje doli dhe Arenca Trashani, e cila vuri ne dukje se qeveria ka vullnet per te realizuar reformat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›