E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, akuza ndaj Pones dhe Telitit per manipulim

Selia roze akuzoi dje qeverine se nuk ka transparence ne hartimin e regjistrit te shtetasve dhe tenderin per realizimin e kartave te identitetit. Sekretari Organizativ i PS-se, Blendi Klosi, tha dje se qeveria ka mungese te plote transparence per sa i perket realizimit te regjistrit kombetar te zgjedhesve. “Kerkohet te realizohet nje regjister kombetar ne kushtet e plota te mungeses se zgjidhjeve teknike. Ne kushtet e plota te injorances administrative. Ne kushtet e plota te nje amullie dhe mosfunksionimi te administrates publike shqiptare”, akuzoi Klosi. Sipas tij, po ndertohet nje sistem per qytetin e Tiranes dhe per 100 njesi dhe jo per 284 njesi. “Zvarritja behet ne nje kohe kur eshte premtuar qe ne pranveren e ketij viti ne do te kemi nje regjister te plote kombetar te shtetasve shqiptare”, vijoi socialisti. Klosi kerkoi ne emer te PS-se qe te vihet ne dispozicion i tere materiali, si nga qeveria dhe nderkombetaret, per menyre se si po behet regjistri kombetar si dhe procesi te mos u lihet ne dore personave te akuzuar. “Ky proces mos t’u lihet ne dore personave te akuzuar, qofte nga opozita shqiptare ne keto 17 vjet per manipulime, behet fjale ketu per zv.ministrin e Brendshem, Ferdinand Pone dhe po ashtu per ish- zv.ministrin e Transporteve, perfaqesues politik te PD, si drejtor i zyres se gjendjes civile Armand Teliti”, theksoi Klosi, duke shtuar se keta persona konsiderohen si persona te manipulimit politik te Regjistrit Kombetar te votuesve. Ndersa per procesin e kartave te identitetit, Klosi vuri ne dukje per te disaten here shtyrjen qe i eshte bere ketij procesi nder vite. “Kerkojme nje zgjidhje perfundimtare te procesit te kartave te identitetit, pasi jane ofruar ne tenderin e fundit vetem kompani, qe sjellin dhe shesin nje mall, duke gjykuar mbi inkompetencen e qeverise per te realizuar nje proces sa me transparent dhe sa me te shpejte ne kohe, duke shtyre kete proces ne nje proces me kosto shume te larte”, tha Klosi. Socialisti hodhi dyshime mbi kushtet e zhvillimit te tenderit. Nderkohe qe kerkoi ne emer te opozites qe qeveria te marre ne konsiderate gjithe keto shqetesime per te realizuar nje proces sa me transparent dhe me te denje per realizimin e kartave te identitetit dhe regjistrit kombetar te qytetareve.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›