E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: Anetare te LS, gati te vijne ne PS

Partia Socialiste i beri thirrje LSI-se qe te heqe dore nga praktikat e rrembimit te anetaresise socialiste. Deputeti socialist, Marko Bello, referuar situates se krijuar ne Ndroq, ku LSI mori anetaret e PS-se, vuri ne dukje se “ne jemi treguar shume te matur ne drejtim te LSI, edhe pse po ju garantoj qe te pakten ne Berat ne me zor po mbajme dyert e PS nga vershimi i anetareve te LSI”. Sipas tij, nese LSI ka zgjedhur kete rruge, ajo eshte e gabuara. “LSI duhet te respektoje vullnetin e te gjithe shqiptareve qe te mos te kete me “dushk”, te shkoje vota atje ku i takon dhe pesha e votes se shqiptareve te kete vlere”, vleresoi Bello gjate fjales se tij. Madje, pikerisht per kete arsye, Bello theksoi se “rruga me e mire eshte bashkepunimi dhe zoti Meta eshte gjithmone i mirepritur bashke me partine e tij, ne jemi aleate me ta dhe une mendoj se do te jemi edhe pas zgjedhjeve. Nuk eshte kjo rruga per te bere thirrje dhe diversion me nje parti tjeter aleate. Ne nuk kemi vepruar ne te njejten menyre edhe pse mund ta benim kete”.O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›