Haxhinasto: Mbështetje për gazifikimin e Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, kërkoi mbështetje për furnizimin me gaz në Shqipëri nëpërmjet TAP-it.
Sipas tij, duhet financim për lidhjen e objekteve drejt një rrjeti kombëtar, ndërsa duhet një diskutim edhe për angazhimet e qarta të TAP në realizimin e Master Planit. "Është me rëndësi jetike që angazhimet të përcaktohen në dokumente ligjorë dhe të detyrueshëm", shtoi Haxhinasto.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Rahman Mustafayev, si dhe përfaqësues të kompanisë SOCAR.
Gazsjellësi "Trans Adriatik Pipeline" (TAP) është një projekt për transportin e gazit natyral nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke ndjekur një rrugë që kalon nëpërmjet Detit Adriatik. Projekti është publikuar që në vitin 2003 nga kompania zvicerane e energjisë EGL, ndërsa studimi i fizibilitetit për projektin ka përfunduar në vitin 2006. I cilësuar si korridori i gazit "TAP" vjen si një burim i ri furnizimi gazi për Europën nga Lindja e Mesme, duke ulur në këtë mënyrë ndjeshëm varësinë nga Rusia. Projekti TAP do të sjellë gazin natyror nga kufiri greko-turk drejt Shqipërisë dhe Italisë, si pjesë e një sistemi më të madh të gazit natyror nga rajoni Kaspik, nëpërmjet Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Turqisë, Greqisë e Shqipërisë dhe më në fund del në Itali, në Evropë.
Tubacioni TransAdriatik është rreth 800 km i gjatë, ku 200 km do të kalojnë në Shqipëri, duke hyrë në afërsi të Bilishtit, do të kalojë në veri të Korçës, do të zbresë sërish në jug, do të kalojë në disa zona malore dhe do të dalë në Çorovodë. Nga Çorovoda do të kalojë në Berat dhe do të dalë më tej në veri të Fierit, ku tubacioni do të dalë nga territori shqiptar për t’u futur në det dhe do të rrugëtojë drejt Puljas në Itali. /Start/
2012-08-03 10:53