Haxhinasto Negociatat per projektin e gazsjellesit TAP eshte drejt fundit

Negociatat për projektin e gazsjellësit TAP është drejt fundit. Marrëveshja ka progresuar dhe pritet finalizimi i suksessshëm i saj. Numri një i ekonomisë shqiptare, Edmond Haxhinasto konfirmoi se ky projekt është shumë afër nisjes së tij. Deklaratat e ministrit Haxhinasto u bënë në hapje të seminarit për zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të lartë të konsorciumit TAP, përfaqësues të kompanisë SOCAR, dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të këtij projekti madhor.
Përfaqësues të projektit TAP u shprehen gjatë takimit, se ky projekt do të çojë në gazifikimin e Shqipërisë.
“Ne jemi këtu sot sepse ne kemi një objektiv të përbashkët dhe ky është implementimi me sukses i projektit TAP në Shqipëri. Kjo do të sjellë shumë përfitime për vendin, duke përfshirë investimet e huaja direkte dhe krijimin e vendeve të punës. Por, përfitimi më sinjifikativ që do të sjellë për vendin është kontributi inë për gazifikimin e Shqipërisë”, u shpreh Lutz Landëehr, Drejtor Komercial i TAP.
Ambasadori i Azerbajxhanit në Tiranë, origjinë e konsorciumit që do të relizojë këtë projekt, theksoi se nevojitet mbështetja e të gjitha qeverive, që do të bëhen përfituese nga ky projekt.
“Tashmë jemi në një pikë të rëndësishme të këtij procesi ndaj është shumë e rëndësishme për të gjitha qeveritë dhe kompanitë e përfshira për të mbështetur njëra-tjetrën dhe ne jemi këtu për të afirmuar edhe një herë angazhimet tona dhe mbështetjen tonë për TAP, për zhvillimin e këtij projekti. Projekti TAP do mbështetjen e të gjitha qeverive. Falendërojmë qeverinë shqiptare”, vlerësoi Rahman Mustafajev, ambasador i Azejrbaxhanit në Tiranë.
Sipas ministrit Haxhinasto, një nga pritshmëritë më të mëdha të ministrisë është realizimi i rrjeteve të tjera të gazifikimit në të ardhmen, përmes projektiti TAP.