Politika lehtesuese monetare e BSH bien interesat e bonove te thesarit
Interesat e bonove të thesarit shënuan rënie në ankandin e fundit, zhvilluar të martën. Sipas rezultateve të ankandeve të publikuara nga banka e Shqipërisë, norma mesatare e bonove 12 mujore arriti në 7.26%, nga 7.34% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, duke dhënë sinjale se politika lehtësuese e Bankës së Shqipërisë po fillon të ketë efekt. Rënia e interesit të bonove të thesarit pritet të pasojë pritet të bie edhe kostoja e kredive të marra në lekë.
Banka e Shqipërisë uli javën e kaluar normën bazë të interesit në 4%, niveli minimum historik ky. Megjithëse BSH, që nga korriku i vitit të kaluar, kishte ulur katër herë normën bazë të interesit, duke e çuar atë në 4.25% në mars, efektet e kësaj politike lehtësuese thuajse nuk u ndien në treg. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Banka Qendrore bëjnë të ditur se norma mesatare mujore e interesit e kredive të reja në lekë është rritur vazhdimisht gjatë muajve të parë të viti 2012. Ato arritjen në rreth 11.8%, në fund të muajit maj, nga 10.82% që ishte në dhjetor. Mos ulja e normave të bonove të thesarit të cilat shërbejnë si referencë në caktimin e kostos së kredisë në lekë ishte një nga arsyet ë deri tani nuk ndihet ndonjë efekt I masave të marra nga Banka e Shqipërisë. Por rënia e fundit e interesit të bonove të thesarit përbën sinjalet e para të politikave lehtësuese që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë, në favor të nxitjes ekonomike.