E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagarde siguron mbeshtetjen e Greqise nga FMN

Kriza në Eurozonë nuk është i vetmi problem i ekonomisë botërore, kështu shprehet drejtoresha e FMN, Christine Lagarde nga Uashingtoni. Sipas saj ekonomia botërore ka humbur besimin, i cili i kombinuar edhe me të dhënat makro zhgënjyese  dhe nga reagimi i investitorëve në këtë situatë do të frenojnë edhe në muajt e ardhshëm përmirësimin e ekonomisë.  Lagarde i është referuar kryesisht kërcënimit të dyfishtë  të deficitit dhe borxhit publik në SHBA si dhe rrezikut që zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë mund të çojnë në një paralizë politikë me pasoja të mëdha për ekonominë amerikane. Në komunikimin publik të saj shefja e FMN-së ka deklaruar se huadhënësit globalë do të qëndrojnë nga ana e Greqisë, por Athina ka shumë për të bërë në reformat strukturore ka thënë ajo.  
Ne jemi në Greqi në këto momente dhe ne jemi të angazhuar në dialog me autoritetet greke ka shtuar Lagarde. Por ajo ka theksuar se Greqia mund të bëjë më tepër duke mbledhur më shumë taksa nga grekët e pasur, për të rritur të ardhurat e qeverisë dhe reformat ekonomike për të forcuar ekonominë. Ndërkohë që ka vlerësuar angazhimin e marrë nga ana e qeverisë spanjolle mbi deficitin  dhe reformat në tregun e punës, në shëndetësi dhe arsim. Kanë bërë shumë ka thënë Lagarde në këto muajt e fundit, duke shtuar se Spanja nuk ka nevojë për asnjë ndihmë, por në rast se do t’i nevojitet mund ta marrë pa kushte të mëtejshme shtrënguese të politikës ekonomike.   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›