E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Opozita të marrë përgjegjësitë në Kuvend

Kryetari i KDK-së, Edmond Haxhinasto tha se ky progres do të përkthehet së shpejti me një arritje konkrete për qytetarët shqiptar, siç është lëvizja e lirë drejtë BE-së, në mesin e vitit të ardhshëm.

“Është e rëndësishme të nënvizojmë kërkesat e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar që opozita t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në parlament për të dhënë kontributin e saj për reformat integruese, përfshirë edhe reformën zgjedhore në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë asnjë kontestim, nga asnjë forcë politike, e madhe apo e vogël qoftë ajo”, vijoi ai.

Në emër të LSI-së, Haxhinasto i ka bërë thirrje opozitës parlamentare të kthehet në parlament dhe të marr përgjegjësitë e saj përpara institucioneve demokratike, dhe në mënyrë të veçantë përpara zgjedhësve.“Zgjedhësit shqiptar, vërtetë nuk i besuan PS-së mazhorancë qeverisëse, po i kanë besuar rolin e opozitës, rol që ajo duhet ta realizojë me përgjegjshmëri të lartë politike”, shtoi zyrtari i LSI-së.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›