E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Filmimet nuk ofrojnë transparencën e votave

“Edhe pse vendosja e kamerave dhe filmimi i procesit të numërimit u pa si një garanci shtesë për transparencë, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se sot kur Partia Socialiste kërkon të bëjë transparencë mbi procesin e numërimit të votave filmimet e vëna në dispozicion nuk ofrojnë asnjë mundësi për të bërë transparencën e kërkuar”, tha deputeti Ilir Beqja.

Ai ka përmendur disa zona zgjedhore, ku nuk janë afruar asnjë munutë filmime të procesit të numërimit. Sipas deputetit socialist, “edhe filmimet në qëndrat e tjera që janë vënë në dispozicion janë të paqarta, pa orientime të sakta, dhe shpesh ta padeshifrueshme se për cfarë QV bëhet fjalë,  duke e bërë krahasimin të pamundur”.

“Fakti që edhe kjo garanci për transparencë nuk ekziston, konfirmon edhe një herë jo vetëm drejtësinë e qëndrimit të opozitës e cila mbështetet dhe në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR në të cilin thuhet së procesi i numërimit të votave në 1/3 e vendnumërimeve ka qenë i keq ose shumë i keq. Zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit është dhe do të mbetet një kusht themelor për garantimin e demokracisë në vend”, tja më tej ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›