Topalli: Opozita të vijë në Kuvend për të bashkëpunuar
"Shfrytëzoj edhe njëherë rastin për të ftuar deputetët e opozitës që të vijnë në Kuvend në detyrën e tyre, për të zënë karriget e tyre, si dhe për të bërë një opozitë të fortë e konstruktive e natyrisht edhe për të bashkëpunuar me maxhorancën për projektet e mëdha të integrimit të kësaj periudhe", u shpreh kryetarja Topalli.