E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: PS, deklarata manipulative të mbushura me mllef

 

Kryetari i KDK së LSI-së, Edmond Haxhinasto, iu përgjigj dje akuzave të PS-së për gjoja bashkëpunim të LSI-së me PD, për t’i marrë mandatin e nëntë në Fier. “Duke marrë shkas nga përsëritja e vazhdueshme nga PS të pretendimeve, se gjoja LSI në bashkëpunim me PD po pengojnë përfundimin e procesit të numërimit të votimeve, u kujtojmë atyre se, me insistimin kushtëzues të lidershipit të PS, LSI nuk është pjesë e administrimit zgjedhor, e KQZ apo e ndonjë strukturë tjetër që administron rezultatin zgjedhor.
Përkundrazi, LSI ka pësuar një dëm të jashtëzakonshëm zgjedhor, pikërisht nga pamundësia për të marrë pjesë në tryezat e numërimit të votave, për të menaxhuar votat e saj”, u shpreh Haxhinasto. Zyrtari i lartë i LSI-së u shpreh dje se qëndrime të tilla manipulative dhe të mbushura me mllef nga ana e lidershipit të PS, nuk e ndihmojnë atë të ndryshojë rezultatin e humbjes që ka pësuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Ai u bëri thirrje dy partive të mëdha që marrin pjesë në KQZ, që të deklarojnë sa më shpejt rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›