Haxhinasto-Panariti: TAP, impakt pozitiv Eglantina Nasi
Nje projekt me rendesi te jashtezakonshme per Shqiperine dhe me impakt te madh ne ekonomine e saj. Keshtu e kane cilesuar gazsjellesin Trans-Adriatik, dy perfaqesuesit e qeverise shqiptare, ministri i Ekonomise Edmond Haxhinasto dhe ai i Puneve te Jashtme, Edmond Panariti. Duke shtuar edhe faktin se ky projekt i jep mundesine Shqiperise te jete pjese e rrjetit evropian te gazit. Konkretisht, ministri Haxhinasto, gjate nje konference te posacme per shtyp, ka pershendetur publikisht marreveshjen nderqeveritare te nenshkruar pak dite me pare mes Shqiperise, Italise dhe Greqise per bashkepunim mbi realizimin e projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik. Duke e vleresuar ate si nje zhvillim te jashtezakonshem per vendin tone, por edhe rajonin ne te njejten kohe, kreu i METE-s shtoi gjithashtu se realizimi i ketij projekti, ne praktike, do te thote ofrim i ngrohjes ne cdo shtepi me cmim me te lire. "E vleresoj marreveshjen si nje zhvillim te jashtezakonshem per Shqiperine, pasi ajo eshte ne rrjetin evropian te gazit dhe projekti TAP eshte nje mundesi e madhe per gazin ne Shqiperi, per perdorim industrial te ketij produkti dhe per impaktin qe jep ne punesimin e shqiptareve”, mesohet te jete shprehur Haxhinasto. Ku lidhur me kete te fundit, ai ka permendur publikisht shifren e rreth 20 mije te punesuarve qe pritet te angazhohen ne punimet per ndertimin e kesaj vepre te rendesishme energjetike per vendin dhe rajonin tone ne teresi. Ndersa lidhur me rivalin Nabuko, Haxhinasto ka theksuar se projekti TAP ka me shume avantazhe ndaj tij. “TAP paraqet avantazh ne aspektin e investimit, eshte shume me i shpejte se Nabuko dhe eshte me i shkurter”, nenvizoi ai. Te tilla qendrime mbeshtetese ndaj projektit Trans-Adriatik, duket se kane qene edhe ne qender te nje takimi qe ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Panariti, zhvilloi dje me ambasadoret e Italise dhe Greqise ne vendin tone, Massimo Gaiani dhe Leonidas Rokanas. Duke pershendetur nenshkrimin e marreveshjes nderqeveritare per ndertimin e ketij gazsjellesi, Panariti e vleresoi ate edhe si rezultat i nje bashkepunimi te shkelqyer mes qeverive te te tre vendeve, bashkepunim i cili sipas tij, do te vazhdoje edhe ne te ardhmen, ne te gjitha drejtimet. Mes te tjerash, behet me dije se Panariti, ka theksuar edhe rendesine e perpunimit te nje axhende te perbashket, mes tre vendeve, per cuarjen perpara te projektit TAP. I cili, sipas tij, do te jete nje ure e rendesishme qe do te lidhe me shume Shqiperine me dy vende anetare te BE-se, Greqine dhe Italine, vendet e rajonit mes tyre, si dhe do te forcoje me tej vizionin e perbashket per bashkepunim dhe integrim evropian.