E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis së shpejti ndërtimi i aksit rrugor Gramsh-Banjë

GRAMSH- Brenda muajit qershor pritet të përfundojë tenderimi për ndërtimin e segmentit rrugor Gramsh-Banjë, një nyje e rëndësishme lidhëse për zonën e Gramshit. Kjo konfirmohet nga nënprefekti i Gramshit, sipas të cilit në bazë të projektit të hartuar, pritet që ky segment të ndërtohet buzë liqenit që do krijohet me ndërtimin e 3 hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll.

“Në luginën e Devollit do ndërtohen 3 hidrocentrale. Brenda muajit qershor do tenderohet projekti i kësaj rruge Gramsh-Banjë dhe më pas do të bëhet e mundur ndërtimi i një rruge buzë liqenit që do krijohet nga ndërtimi i digës së Banjës. Këtë rrugë do mund ta shfrytëzojnë edhe zona e Skraparit apo Korcës, për të dalë në Elbasan apo më gjerë në një kohë relativisht të shkurtër”, u shpreh nënprefekti i Gramshit, Shkëlqim Hoxha.

Gjithashtu prioritet është ndërtimi i disa segmenteve rrugore që kthehen në problematike për qarkullimin rrugor vecanërisht në sezonin e dimrit, të cilat kryejnë lidhjen e rrugëve nacionale me qendrat e komunave në Gramsh.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›