Librazhd, shfaqen 4 raste të reja me brucelozë
LIBRAZHD- Shfaqen rastet e para me sëmundjen e brucelozës në zonën e Librazhdit. Kjo gjë konfirmohet nga burimet spitalore, sipas të cilave ditët e fundit janë evidentuar 4 të prekur me një nga sëmundjet më të rrezikshme që transmetohet nga kafshët te njerëzit. Mungesa e kontrollit veterinar në njësitë e ndryshme të tregtimit të mishit është shkaktari kryesor i prekjes së mjaft njerëzve nga kjo sëmundje.
“Rastet e shtruara me brucelozë po trajtohen në spitalin tonë. Gjendja është e mirë, janë raste që ne normalisht i trajtojmë në klinikën e sëmundjeve të brendshme. Prekja nga sëmundja vjen nga mungesa e kontrollit veterinar”, shprehet mjeku infeksionit Liman Mënalla .
Të gjithë pacientët e prekur nga kjo sëmundje janë të grupmoshës 35-40 vjeç. Ata janë duke u kuruar në spitalin lokal të Librazhdit dhe së fundi njëri prej tyre i cili ishte në gjendje më të rëndë është dërguar për një trajtim më të specializuar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në kryeqytet. Mjeket sqarojne se të prekurit me brucelozë janë pikasur në fazen e parë të sëmundjes dhe për rrjedhojë, ka qenë më i lehtë trajtimi klinik i tyre.
Ndërkaq këto sëmundje dyshohet se mund të vijnë edhe nga perimet e zarzavatet, si rezultat i plehërimit që mund tu bëhet. Mikrobi i brucelozës jeton 23 muaj në mjedise të jashtme dhe plehërimi i perimeve që prodhohen pa përpunim termik, mund të jenë shkaku kryesor i transmetimit të brucelozës nga kafsha te njeriu. Këtë e vërtetojnë edhe raste të shfaqura më herët në rradhët e banorëve nga qyteti, që kanë rezultuar të sëmurë me brucelozë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)