Haxhinasto: Reformë në shërbimin e jashtëm
15/02/2011 MPJ prezanton objektivat për vitin 2011
Rritja e efektshmërisë në aktivitetin diplomatik, duke reformuar shërbimin e jashtëm, integrimi i vendit në BE, konsolidimi i pavarësisë dhe i shtetit të ri të Kosovës, përmirësimi i shërbimeve konsullore, zgjerimi i hartës së përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë dhe hapja nga kontributit të shoqërisë civile janë disa nga objektivat kryesore të punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtë vit. Objektivat për vitin 2011 dhe arritjet e vitit që lamë pas u prezantuan nga kreu i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto gjatë analizës vjetore të MPJ-së. “Objektiv madhor për vitin në vazhdim do të jetë rritja e efektshmërisë në politikën e jashtme dhe veçanërisht në aktivitetin diplomatik, duke rritur koordinimin ndërinstitucional, duke përsosur mënyrën e vlerësimit kuantitativ të marrëdhënieve dypalëshe, duke rritur në mënyrë të vazhdueshme cilësinë profesionale të shërbimit të jashtëm”, - tha numri një i MPJ-së. Zhvillim tjetër Haxhinasto përmendi reformën në shërbimin e jashtëm. “Do të rishikohet ligji për shërbimin e jashtëm, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e trupit diplomatik për një përfaqësim dinjitoz, me fizibilitet më të lartë diplomatik dhe përkushtim në shërbim të interesave kombëtare”, - deklaroi ai. Duke e vlerësuar politikën e jashtme si një vepër të përbashkët të gjithë institucioneve të shtetit dhe shoqërisë civile, MPJ-ja do të hapë dyert e saj për kontributet e shoqërisë civile të angazhuar në marrëdhëniet ndërkombëtare për përpunimin e tezave e qëndrimeve të saj. Haxhinasto vijoi se ky volum i ri dhe cilësi e re në ushtrimin e aktivitetit diplomatik do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të politikës së jashtme, për ta çuar edhe me lart rolin e Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti.