E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Shqiperia mbeshtet gjithe vendet e rajonit per ne NATO

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, u mbajt takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut.

Me cilësinë e Presidencës së radhës së Kartës së Adriatikut, Shqipëria organizoi këtë takim, ku merrnin pjesë: Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina. Në takim merrnin pjesë edhe Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z. Enver Hoxhaj.

Në fjalën e hapjes, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm z. Haxhinasto vlerësoi Kartën e Adriatikut si një element i rëndësishëm për anëtarësimin në NATO, duke uruar që edhe vendet e tjera të rajonit të anëtarësohen në një kohë sa më të afërt.

Ai theksoi se është mjaft e rëndësishme që politika e dyerve të hapura mbetet në qendër të vëmendjes së Aleancës. Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë të gjithë vendet e rajonit për t’ju bashkuar Aleancës sa më shpejt.

Vendet e Kartës së Adriatikut (A-5) zhvillojnë një seri aktivitetesh të përbashkëta në kuadër të Aleancës, si në Afganistan, apo bashkëpunojnë ngushtë për çështje të tilla si emergjencat civile, rajoni, etj. Kjo eksperiencë do të forcohet edhe më tej, tha z. Haxhinasto, gjatë kryesisë shqiptare.

Karta e Adriatikut mbetet një forum gjithëpërfshirës dhe si i tillë në të duhet të marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit. Diferencat që mund të ekzistojnë midis vendeve të rajonit duhet të konsiderohen nën optikën dhe parimin se të gjithë ne ndajmë një të ardhme të përbashkët, e cila duhet të jetë me më tepër stabilitet, bashkëpunim, zhvillim dhe përparim.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›