Integrimi, Berisha: Ftoj Ramen te votojme 3 ligjet Eva Gjura
Kryeministri Berisha i ka leshuar dje nje apel te drejtperdrejte kryetarit te opozites, Edi Rama qe te votoje 3 projektligjet e kerkuara nga Komisioni Europian per integrimin, sepse ideja per te fituar kapital politik nga bllokimi eshte e deshtuar dhe kjo u faktua me se miri ne zgjedhjet e 8 majit te vitit 2011. "Une dhe njehere ftoj zotin Rama, te ulemi ne menyre qe t'i votojme ato ligje se bashku, sepse ideja se mund te fitohet kapital politik nepermjet bllokimit eshte kryekeput e deshtuar. Kjo ide u faktua e deshtuar me daten 8 maj te vitit 2011 dhe nuk fitohet kapital politik duke bllokuar vendin tend. Nuk fitohet kapital politik duke mos votuar tre ligje qe kerkohen per votim ne menyren me legjitime, me te drejte, me te ndershme nga Komisioni Europian", u shpreh Berisha. Kreu i qeverise eshte shprehur se, mazhoranca eshte e gatshme te bashkepunoje per miratimin e tre projektligjeve me qellim konsolidimin e metejshme te reformave. Duke kritikuar qendrimin e deritanishem te opozites ne lidhje me tre projektligjet ende te pa miratuara, Berisha tha se, "nga njera ane derdhen nje bresheri te madhe akuzash ndaj drejtesise, nga ana tjeter hezitohet te votohet ligji i domosdoshem per reformimin e Gjykates se Larte. Flitet per statusin e nepunesit civil, nga ana tjeter hezitohet per te votuar ligjin e pergatitur me ekspertizen me te mire te agjencive te konsulences, te kontraktuara me parate e Komisionit Europian. Pranohet oferta per ndryshimin e Rregullores dhe te nesermen hiqet dore prej saj". Berisha ka theksuar se, keto nuk jane mesazhet qe presin shqiptaret ne prag te kesaj ngjarje te madhe te rekomandimit te Komisionit Europian, per statusin e vendit kandidat. Kryeministri i ka kujtuar Rames se, i ka bere gabim kalkulimet ne lidhje me qarkun e Fierit, sepse eshte e gabuar praktika qe te zgjidhen me dialog vendimet e gjykatave. "Vendimet e gjykatave vetem zbatohen. Ne qofte se do politikisht zgjidhje politike, zgjidhje politike jane mocionet, te cilat nuk mund te pengohen ne asnje rrethane. Ne qofte se mendon se te eshte marre ne menyre te pa merituar shumica, hajde te votojme cdo keshilltare te qarkut te Fierit ne perputhje me nenin e qeverisjes vendore, i cili autorizon Keshillat e Komunave dhe Bashkive, per te zgjedhur dhe shkarkuar anetaret e Keshillave te Qarqeve, te mos bejme sofizma, ti japim pergjigje brenda tre diteve", u shpreh Berisha. Kreu i mazhorances ka theksuar me tej se vendimet jane njelloj si per parlamentin qendror ashtu edhe per ate lokal. "Kur merr ndonje deputet dhe te vjen Paulini, e perfaqeson dhe e con ne qiell, dhe tani kur ndodh me keshilltare kete nuk e pranon. Parlamente jane dhe ato te Komunave dhe Bashkive, Parlamenti i vendit eshte ky, rregullat e funksionimit jane absolutisht nje dhe vetem nje, e drejta per mocion ekziston ne cdo nivel Parlamenti", tha Berisha, i cili ka ftuar serish Ramen qe te paraqese verejtjet e tij dhe mazhoranca do t'i plotesoje ato te gjitha, ne respekt te ligjit dhe kushtetutes.
Berisha: Rama bunkerizoi PS, ne "Guines" per pergjimet
Duke u ndalur tek situata e veshtire ne te cilen ndodhet aktualisht Rama ku nuk ka besim te askush dhe nuk di cfare vendimesh te marre, kryeministri Berisha eshte shprehur se, eshte e paimagjinueshme ajo qe Rama ka bere duke e kthyer PS ne parti bunker. Berisha tha se, ishte ide krejtesisht e gabuar ajo e Rames per te vene zhurmues ne sallen e dasmes se tij, me qellim shurdhimin e telefonave te anetareve te asamblese. "Ky njeri ne sallen e marteses, nuk ngurroi te vendoste shurdherine e plote ndaj asamblese. Ne cdo salle tjeter mendja e mbrapshte mund ta bente, por vetem ne ate salle nuk mund te bunkerizonte", tha Berisha. Me tej ai eshte shprehur se imagjinoni sikur per nje moment Rama te ishte Minister i Brendshem, se cfare eshte i afte te beje. "Ky do te vendoste zhurmues dhe pergjues ne te gjitha rruget e vendit, absolutisht, kur nuk ngurron ti vendose ato ne sallen e marteses, akoma pa u shteruar tingujt e muzikes. Imagjino, se cfare eshte i afte te beje me pergjues dhe me zhurmues. Te pyese veten, a ka nje kryetar partie ne bote qe ka zhurmuar komitetin, kryesine apo asamblene e vet. Ky hyn ne Guines. Pyetni, nese keni lexuar apo degjuar per ndonje" u shpreh kryeministri, i cili theksoi me tej se, sipas informacioneve ai i vendos zhurmues edhe ne makinen e tij jashte. Nje veprim i tille per kryeministrin Berisha eshte abuzim madhor, me teknologjine, ne raport me te drejtat e njeriut. "Nuk ju kujtohet kur vendoste zhurmues Enver Hoxha dhe tekniket qe rrinin gjithe naten ne cati duke luftuar me zhurmat e tij. Por ky e ben me keq, ky krijoi "partine bunker", - tha Berisha, duke shtuar: "Ndaj i bej thirrje Rames, qe t'u kerkoje te falur pronareve te lokalit, kameriereve dhe punetoreve te atij lokali te mrekullueshem, se u vure pergjues pa u marre leje".
"Pretendimet e PS, trillime, Vlora pjesa kryesore festimeve"
Ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, Kryeministri Berisha eshte ndalur gjate ne festimet qe po behen per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise. Si fillim kryeministri eshte ndalur tek vizita qe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do te zhvilloje ne vendin tone, me 1 nentor. Berisha e ka konsideruar mjaft te rendesishme viziten e diplomates amerikane, e cila nderon shqiptaret, por qe sjell me vete edhe mesazhin e miqesise se madhe mes dy vendeve. "Clinton ne Shqiperi per te shprehur mbeshtetjen ndaj shqiptareve, sjell mesazhin e SHBA-se te miqesise dhe eshte nje rast i shkelqyer te per te shprehur mirenjohjen ndaj znj. Clinton. Eshte njekohesisht edhe kryediplomatja me suksesin me te shenuar ne historine e diplomacise dhe popullaritetin e larte jo vetem ne SHBA, por e sigurt qe 80% popullaritet e ka ne te gjithe boten. T'i urojme mireseardhjen ne daten 1 nentor", deklaroi Berisha. Duke iu referuar debateve per festimet me rastin e 100 vjetorit, se po anashkalohet qyteti i Vlores, ai i quajti provinciale keto debate, ndersa i cilesoi trillime deklaratat e opozites, pasi ne kete 100 vjetor nderohet Vlora dhe cdo pjese e territoreve shqiptare. "Vlora eshte perfshire ne protokollin kryesor te festimeve ne menyren me te fuqishme. Deklaratat primitive s'kane lidhje me realitetin. Permendorja e Ismail Qemalit po vendoset ne Tirane, aty ku duhej te ishte vendosur. Ky nuk eshte nenvleresim, por vleresim. Por lartesimi i Ismail Qemalit nuk mund te behet duke ulur figurat e tjera. Enver Hoxha ia burgosi djalin dhe ia degdisi familjen Ismail Qemalit. Enver Hoxha vendosi bustin e tij dhe te Stalinit e Leninit ne Tirane. Mediat te studioje me objektivitet deklaratat. Ky eshte nje festim qe behet. Vlora ka pjesen e luanit por kryeqendra eshte dhe do te mbetet kryeqendra"- u shpreh kryeministri.