E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi: Ish presidenti dënohet me 15 vjet burg

Një gjykatë në Tunizi ka dënuar sot presidentin e përmbysur, Zine el Abidine Ben Ali, në mungesë me 15 vite burg, për posedim të armëve dhe drogës.

Ben Ali, që ishte larguar në Arabinë Saudite pas kryengritjes popullore në muajin janar, është dënuar edhe me të holla në vlerë prej 79 mijë dollarësh.

Ish presidenti dhe gruaja e tij, Leila Trabelsi, muajin e kaluar, po ashtu janë dënuar në mungesë, me 35 vjet burg për keqpërdorim të fondeve publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›