E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Turizmi prioritet i qeverise shqiptare

Diten e djeshme zevendeskryeministri Edmond Haxhinastio njekohesisht dhe minister i Jashtem eshte takuar me perfaqesuesit e nje delegacioni te gjere prej 280 operatoresh turistike biznesmene dhe gazetare nga Polonia te cilet ndodhen ne Shqiperi per organizimin e Mbledhjes se Pergjithshme te Dhomes se Turizmit polak si dhe per tu njohur me potencialet turistike trashegimine kulturore dhe mundesite per investime qe ofron vendi yne. Ai u beri te ditur te pranishmeve se turizmi eshte kthyer ne nje nder fushat prioritare per ekonomine shqiptare. Haxhinasto konstatoi se numri i turisteve polake qe vizitojne Shqiperine ka nje trend pozitiv ne rritje por potencialet jane me te medha. Nga ana e tij presidenti i Dhomes se Turizmit te Polonise Jan Korsak vleresoi se turizmi ne Shqiperi eshte i destinuar te kete sukses pasi ka nje oferte te cilesise se pare. Ai theksoi se nje vizite e nje delegacioni te ngjashem shqiptar ne Poloni do te forconte urat e bashkepunimit ne kete drejtim. Gjithashtu diten e djeshme me ane te nje deklarate per shtyp Ministria e Puneve te Jashtme ka denuar aktin terrorist te mbetur ne tentative kunder ambasadorit te Arabise Saudite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ministria e Puneve te Jashtme denon gjithashtu me force cdo lloj mbeshtetjeje dhe financimi te akteve terroriste vecanerisht kur ato sponsorizohen nga individe organizata apo edhe organe shteterore. Ministria e Puneve te Jashtme riperserit vendosmerine dhe angazhimin e saj te vazhdueshem per te luftuar te gjitha format e terrorizmit nderkombetar - thuhej ne deklaraten e Ministrise se Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›