Shehu Rama la jashte BE-se Shqiperine
Viti i dyte qe progres-raporti per Shqiperine eshte negativ cka sjell mosmarrjen e statusit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Lidhur me kete ceshtje deputetet demokrate jane shprehur per Standard se rekomandimet e nderkombetareve ishin te qarta dhe faji i mospermbushjes se tyre ka vetem nje emer opozita. Ata theksojne se opozita u beri nderin qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk do ta deshironin kurre ate te mbylljes se dyerve te Bashkimit Evropian. Deputeti i Partise Demokratike Tritan Shehu eshte shprehur se progres-raporti ka qene fare i qarte per te gjithe Shqiperine dhe shqiptaret ne te gjitha pikat e saj thuhej se mos dhenia e statusit per vendin tone erdhi si pasoje e bllokimit qe perdori opozita. Shqiptaret sot duhet te akuzojne drejtperdrejt opoziten sepse bllokimi i ligjeve dhe i reformave erdhi si pasoje e mosbashkepunimit nga ana e tyre. Socialistet u kthyen ne parlament jo per te zhbllokuar por per te bllokuar - u shpreh Shehu ndersa theksoi se nuk pret te ndodhe edhe ne te ardhmen nje bashkepunim ndermjet PD-se dhe PS-se pasi egoja e liderit socialist per pushtet eshte me e madhe se deshira per te pare nje Shqiperi evropiane. Ndersa deputeti tjeter i kesaj force politike Sherefein Shehu theksoi se ky lajm nuk ishte i ri pasi pritej nje pergjigje e tille si shkak i mosrealizimit te rekomandimeve te ardhura nga nderkombetaret. Ai theksoi se ne progres-raport eshte vleresuar puna e qeverise gjate ketyre viteve si dhe progresi i Shqiperise ne shume sektore te jetes politike por ajo qe nuk e lejoi vendin tone te merrte statusin kandidat ishte mungesa e vullnetit politik nga ana e opozites per te miratuar ligjet qe kishin nevoje per 3/5.