E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha opozites Heqja e TVSH-se rrezikon prodhimin vendas

Zoteria e tij citon partine dhe eshte e vertete sepse 5 per qind ne partine e tij kane te gjithe pasurine e PS-se. Shperndarja nuk behet kurre duke menduar se si te demtojme te pasurit

Heqja e TVSH-se do te demtonte prodhuesit vendas. Keshtu eshte shprehur Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Ai theksoi se qeveria shqiptare eshte dhe do te mbetet gjithmone mbrojtesja me e madhe e prodhuesve shqiptare pasi vetem ne kete menyre do te nxitej prodhimi vendas. Per Kryeministrin Berisha kerkesa e opozites per heqjen e TVSH-se per produktet ushqimore baze si mielli qumeshti eshte nje kerkese absurde e cila do te kenaqte vetem opoziten. Kryeministri Berisha tha se nuk mund te shkelen interesat e me shume se 50 per qind te shqiptareve per interesa te ngushta. Propozohet qe te hiqet TVSH-ja per miellin dhe tua leme myzeqareve apo korcareve apo te tjereve grurin ne ara sepse dikush ka lidhje me bizneset e miellit. Ne nuk e bejme ate se ti nuk rri ne Shqiperi se po te rrish ne Shqiperi dy gjera shohin fermeret motin dhe bursen se si po u shkojne cmimet. Ne rast se ti propozon te heqesh TVSH-ne e miellit Ukraina apo Serbia ketu ne rajon qe eshte nje prodhues i konsiderueshem prodhojne grure per kedo - eshte shprehur kreu i qeverise.

Shperndarja e te ardhurave

Nje tjeter pike e rendesishme ne mbledhjen e djeshme te qeverise ishte dhe shperndarja e te ardhurave te cilen kreu i qeverise e cilesoi si nje problem te veshtire i cili duhet pare me kujdes pasi ne rast se nuk e studion me kujdes atehere perfundon qe te ardhurat te jene 3-4 per qind. Ndersa ka akuzuar kreun e PS-se se ne partine qe ai drejton ka vetem biznesmene dhe kerkesat e tij vijne vetem sipas interesave te ketyre biznesmeneve.

Shperndarja e te ardhurave eshte problemi me i veshtire qe nese nuk e mban parasysh perfundon me te ardhura 3-4 per qind. Zoteria e tij citon partine dhe eshte e vertete sepse 5 per qind ne partine e tij kane te gjithe pasurine e PS-de se ajo mbante partine. Shperndarja nuk behet kurre duke menduar se si te demtojme te pasurit. Ajo praktike eshte faktuar ne Shqiperi si praktika me katastrofale. Shperndarja behet duke u kujdesur per te gjithe faktoret sociale duke u kujdesur per rregullat. Revolucioni fiskal vazhdon por asgje qe demton interesat e 50 per qind te shqiptareve qe jane prodhues nuk mund te pranohet nga kjo qeveri - vijoi me tej kreu i qeverise.

Decentralizimi

Kreu i qeverise shqiptare vuri ne dukje para ministrave se decentralizimi i jep nje dimension te ri lirise ne teresi dhe lirise ekonomike ne vecanti. Ai theksoi se Kryeministria brenda dy muajve do te marre te gjitha vendimet per nje decentralizim te fuqishem. Qeveria qendrore pervec nentokes ujerave rrugeve kombetare nuk do te mund te kete asnje lloj autoriteti ne territoret e bashkive dhe te komunave te vendit. Jane ato me ligj dhe me Kushtetute administratore te territorit - u shpreh Kryeministri. Nder te tjera ai tha se nuk ka mekanizem ekonomik financiar me me perspektive sesa partneriteti publik privat duke ftuar qeverite vendore te jene me te perfshira ne kete proces te rendesishem. Kjo eshte nje ceshtje vendimtare per zhvillimin e qendrueshem te vendit dhe qeveria qendrore pervec nentokes ujerave rrugeve kombetare nuk do te mund te kete asnje lloj autoriteti ne territoret e bashkive dhe te komunave te vendit. Jane ato me ligj dhe me Kushtetute administratore te territorit. Per parqet kombetare do te kete nje marreveshje nje statut nje rregullore te perbashket - perfundoi kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›