Haxhinasto: Vlerësoj qetësinë dhe rregullin
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dha një konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë. Në këtë konferencë për shtyp, ministri Haxhinasto tha se “dëshiroj të vlerësoj qetësinë dhe rregullin, me të cilat u zhvilluan zgjedhjet e fundit në Kosovë. Këto janë zgjedhje historike, pasi janë zgjedhjet e para që zhvillohen pas pavarësimit të saj”. Shefi i diplomacisë shqiptare deklaroi më tej se “ndërsa presim të krijohen institucionet e dala nga këto zgjedhje, dëshiroj të garantoj qeverinë e re të Kosovës dhe popullin kosovar se Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e madhe për zhvillimet atje, do të jetë një mbështetëse e madhe për vazhdimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe, gjithashtu, do të jetë e gatshme dhe e angazhuar plotësisht për të zhvilluar marrëdhënie dypalëshe në të gjitha fushat me qëllim që edhe Kosova dhe rajoni të integrohen sa më shpejt në BE.