Thaçi: Partitë të njohin rezultatin zyrtar
Kryeministri Hashim Thaçi u ka kërkuar partive të tjera rivale që të njohin rezultatin zyrtar dhe të respektojnë institucionet. Në një deklaratë për mediat, Thaçi theksoi se procesi zgjedhor është vlerësuar shumë i qetë, i përgatitur mirë dhe pa deformime serioze teknike, që do të mund të vinin në dyshim rezultatin zgjedhor. Prandaj, përfitoj nga rasti që të falënderoj qytetarët e Republikës së Kosovës për maturinë e treguar dhe për pjesëmarrjen shumë të kënaqshme në procesin e votimit”, thuhet në deklaratën e Thaçit. “Tani është jetike që të tregohet pjekuri politike, ndaj apeloj te të gjitha partitë politike që të angazhohen për t’ia mundësuar organeve kompetente kushtetuese që të japin vlerësimin e tyre përfundimtar për mbarë procesin zgjedhor. Cilido që të jetë vendimi përfundimtar i KQZ-së dhe Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, ai duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike”, deklaroi Thaçi.