Kapet me 15 g kokainë, arrestohet
Një 24-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së martës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sokol Marku, 24 vjeç, banues në Tiranë, është vënë në pranga në afërsi të rrugës 5 Maji, teksa lëvizte me automjetin e tij në të cilin iu gjetën 15 gram kokainë.
Gjithashu, në cilësinë e provës materiale, 24-vjeçarit iu sekuestruan një armë gjahu me 190 fishekë, një telefon celular dh emjeti me të cilin udhëtonte.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. / G.N.