E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, takim Haxhinasto-Volfart

TIRANE- Reformat integruese e ne menyre te vecante mbyllja ne kohe e reformes zgjedhore kane qene ne qender ta takimit te sotem mes zv.Kryeministrit dhe Ministrit te Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto me kreun e Pranisë së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Eugen Volfart.

“Në veçanti ata e përqëndruan bisedën tek reforma zgjedhore. Lidhur me këtë çështje, Ministri Haxhinasto theksoi se progresi në këtë drejtim do të jetë shumë i rëndësishëm. Ai theksoi rëndësinë e përfundimit në kohë të kësaj reforme”- thuhet ne deklaraten e MJ.

Sipas saj, ministri Haxhinasto shprehu vlerësimin se edhe kontributet ekzistuese të pranisë së OSBE në Shqipëri, ndikojnë drejtpërdrejtë në afrimin e Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›