E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Çamëria nuk ekziston në toponimet greke

Në një intervistë në Vizion Plus, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, është shprehur se Çamëria nuk ekziston në toponimet greke.

Duke folur në lidhje me kthimin e çamëve në kufirin grek, Haxhinasto u shpreh: Ne jemi përpjekur që kjo problematikë të zgjidhet, kjo problematikë vazhdon të ekzistojë pasi ka të bëjë me mënyrat e caktuara të shkrimit të toponimeve në dokumentet tona zyrtare, por sigurisht kjo çështje zgjidhet nëpërmjet dialogut, komunikimit.

Pala greke ka shprehur qëndrimin se ajo njeh atë toponim që është paraqitur në formë zyrtare nga ana e saj në OKB. Në këtë listë që është paraqitur në OKB prej 10 vitesh nuk ekziston fjala Çamëri dhe ky është një detyrim që ne ta trajtojmë këtë çështje në mënyrë dypalëshe.

Ndërsa në lidhje me bllokimin e peshkatarëve të Sarandës nga marinarët grekë, një çështje që prej ditësh është në qendër të deklaratave të PDIU-së,  Haxhinasto u shpreh se kjo parti nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare pranë Ministrisë së Jashtme. Haxhinasto tha gjithashtu se gjithçka dinte në lidhje me këtë çështje ishte ajo që është pasqyruar në media.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›